nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Bjordi kėrcen me tė mbathura nė shtėpi

  • Artikujt me te fundit:

  • Kundėr Olsit dhe Najadės
  • 1000 euro pėr person pėr tė shkuar nė Kosovė
  • Visi i feston dy herė ditėlindjen
  • Ina e Big Brother ngel shtatzėnė, Poli nė dilemė pėr ofertėn nė Spanjė
  • OLSI nė plazh pa NOĒEN
 

Adelajda dhe Mimoza nuk kanë mundur ta shmangin një bisedë për afrimin e Bjordit me Mesidën. Bjordi, i cili është munduar të afrohet me të dyja vajzat, tashmë duket se i intereson Mesida, e cila është rritur në Suedi. "Ky afrim është normal, pasi të dy janë rritur jashtë Shqipërisë dhe janë ndryshe", ka thënë Adela. "Ajo ka shtuar se sido që të shkonte historia e tyre (Bjordit dhe Mesidës), asaj i vinte mirë që ai kishte gjetur dikë apo diçka që mund ta ndihmonte të ndjehej më mirë brenda shtëpisë së "Big Brother".

"Dua ta bëj Mozën nevrike!"

Qetsori i ka thënë Mimozës se kishte qejf ta shikonte një herë sesi do të ishte ajo, po të bëhej nevrike. Ai shtoi se nëse do të dilte të shtunën do t‘ia linte detyrë Dritanit, por banorët e tjerë i thanë se Tani nuk ishte tipi i duhur për ta bërë këtë. "I vetmi që je kapur me të gjithë këtu, je ti!", - i tha Qetsorit Republika. Ai vazhdoi të thoshte se kishte qejf ta shikonte Mimozën me nerva, pavarësisht se e kuptonte përpjekjen e saj që gjatë gjithë kohës të qëndronte e qetë, por Adelajda ndërhyri duke i thënë se Mimoza nuk përpiqet, por është vetë e qetë.

"Nuk jam korrekte me oraret!"

Duke diskutuar për korrektësinë në orare, Adelajda ka thënë se ajo nuk është kurrë korrekte në lidhje me to. Ajo tha se është gjithmonë vonë, shumicën e kohës ngaqë nuk i del gjumi, pjesën tjetër nga gjëra të tjera, por asnjëherë nuk ka qenë e rregullt me oraret. Ajo tha gjithashtu se i vinte shumë inat për këtë, e shihte si një defekt dhe e urrente këtë gjë te vetja, sepse për të, të mosqenit korrekt, ishte një defekt i madh. Ajo tha se vetëm në ditët e festave, kur nuk kishte asgjë për të bërë, apo asnjë orar për të respektuar, i dilte gjumi herët. Megjithatë ajo ka shprehur besimin se do ta ndryshonte, sepse duhet ta ndryshonte.

"Kishe të drejtë për Bjordin dhe Mesidën!"

Ndërsa të gjitha vajzat flisnin, Mimoza dhe Adelajda janë ngritur nga krevati dhe kanë shkuar në kuzhinë, sepse Mimoza donte të hante. Ato nisën të bisedonin në lidhje me Mesidën dhe Bjordin. Adelajda i ka thënë se tani ishte më se e sigurt se Mesida e pëlqente Bjordin dhe kësaj radhe edhe Mimoza e ka konfirmuar. "A të thashë?! Ca gjëra duken!", - i ka thënë ajo Mimozës. Adelajda ka thënë se ajo dhe Bjordi janë vetëm shokë dhe për më tepër, nga ajo, si femër, Bjordi nuk do të merrte kurrë asgjë, madje, sipas saj, edhe ai e kishte kuptuar këtë. Adelajda risolli si argument favorizues të afrisë së tyre edhe faktin që si Bjordi, si Mesida, kanë jetuar jashtë dhe e kuptonin shumë mirë njëri-tjetrin. Sipas mendimit të Adelës, Mesida nuk ishte si shqiptaret e Shqipërisë, nuk ishte as si Mimoza, as si Adelajda e po ashtu as Bjordi nuk ishte si djemtë e tjerë të Shqipërisë. "Çun shqiptar tamam është Tani, nuk është as Bjordi, as Arjoni!", - ka thënë ajo. Për të gjitha këto arsye, sipas saj, ishte e kuptueshme dhe e pashmangshme që Bjordi dhe Mesida do të afroheshin. Aq më tepër që, me gjithë simpatinë që kjo e fundit mund të kishte edhe për Arjonin, ai ishte i lidhur pas Zhuljetës, kështu që, sipas Adelajdes, i vetmi që ngelej i lirë, ishte Bjordi. Ajo ka shtuar se sido që të shkonte historia e tyre (Bjordit dhe Mesidës), asaj i vinte mirë që ai kishte gjetur dikë apo diçka që mund ta ndihmonte të ndjehej më mirë brenda shtëpisë së "Big Brother".

Adi fle në divan

Adi ka rënë shumë shpejt për të fjetur, gjë që i ka bërë përshtypje edhe Adelajdes dhe Mimozës. Kjo e fundit ka thënë se ndoshta ka qenë i mërzitur, por Adelajda e ka kundërshtuar. Fjetja shumë herët, ka bërë që pas disa orësh, ndërsa banorët e tjerë ishin në gjumë, Adi të zgjohej. Ai ka qëndruar për pak kohë i vetëm, në zonën e ndenjes, duke pirë çaj e duke lexuar manualin e lojës së Tëisterit. Më pas, atë e ka zënë gjumi dhe ka fjetur në divan dhe jo sipas rregullit, në dhomën e gjumit të djemve.

Banorët zgjohen nga gjumi

E para që është zgjuar nga vajzat ka qenë Mimoza dhe nga djemtë Dritani. Sapo është ngritur nga krevati, ajo ka shkuar të bëjë tualetin e mëngjesit. Më pas, janë zgjuar edhe Aida me Bjordin, ndërkohë që Qetsori, i pakënaqur nga pjesa e oborrit ku po flinte, është spostuar në një zonë me më tepër diell dhe ka fjetur përsëri.

"Bjordi kërcen me të mbathura!"

Pasi ka bërë dush, Bjordi ka hequr robdishanin dhe ka dalë me të mbathura duke thënë se ai do të rrinte kështu sot dhe shpresonte të mos i vinte keq njeriu për këtë. Më pas, vetëm me një këmishë sipër, ai ka kërcyer në dhomën e djemve. Pasi ka veshur edhe pantallonat, ka shkuar të zgjojë Liritën, duke e puthur e përqafuar dhe ka vazhduar gjatë gjithë kohës të kërcejë. "E dini sa vajza do të donin të zgjoheshin kështu si ju, - i ka thënë ai me shaka Mimozës dhe Liritës, - me mua këtu?!"

Femrat suedeze janë të dobëta

Duke diskutuar me Dritanin dhe Bjordin, për femrat e Suedisë, Mesida ka thënë se ishte ndjerë shumë në siklet, kur kishte shkuar fillimisht atje, madje shumë e vetmuar, sepse ato ishin të gjitha shumë të dobëta, ndërsa ajo jo. Diskutimi ka marrë shkas nga Beyonce dhe format e mrekullueshme, siç ka thënë Mesida, të trupit të saj.

Republika flet në gjumë!

Republika i tregoi Liritës dhe Mimozës, atë që i kishte thënë Adelajda, që ajo kishte folur në gjumë. Duke fjetur, Republika kishte thënë se "gocat bëjnë më shumë zhurmë se çunat!". Republika ka thënë se e dinte që fliste në gjumë, por kjo i ndodhte shumë rrallë dhe ato që thoshte nuk kuptoheshin, të paktën kështu i kishin thënë. "Edhe në ëndërr i kam mbrojtur çunat!", - ka qeshur ajo me veten.

Nga samuraj në geishë

Adit i kanë sjellë një robdishan. Ai e vesh dhe banorët e komplimentojnë. Mimozës i shkon ndërmend që t‘ia bëjë fytyrën me miell e kështu të ngjasojë me një kinez. Adelajda sjell miellin e përgatitur por Adi e merr dhe mundohet të bëjë Adelajdën me të. Adi i kërkon Mozës që ta lyejë e ta bëjë si një samuraji dhe kështu ajo fillon nga puna. Lirita, e cila ndodhet në dhomë, e ndihmon. Adi gjatë kësaj kohe shkëmben batuta me vajzat, duke i thënë të kenë kujdes se po i lyejnë edhe bajamet e mushkëritë. Vajzat qeshin e argëtohen. Ai, herë pas here, shikon veten në pasqyrë dhe u thotë vajzave se po i ngjan vetja me një kinez nga Shqipëria e Mesme, kurse më pas u thotë se mendoi të bëhej kinez i thjeshtë, por në fund do dalë majmun cirku. Adelajda i hedh paruke mbi prehër dhe Adi trembet.

Vajzave u lind një ide që është e ndryshme nga ajo e Adit. Ato i lyejnë buzët me buzëkuq, sytë me laps të zi dhe mundohen t‘i vënë parukën që i dha Adelajda. Pjesa tjetër e banorëve nuk di asgjë se çfarë po ndodh në dhomë, përveç Qetsorit, i cili i shikon rastësisht dhe i lajmëron banorët se pas pak do të shohin ndodhinë më të bukur që u ka ndodhur deri më tani në shtëpi. Vajzat përfundojnë veprën e tyre të artit dhe me gjithë Adin nisen për në kopsht ku ndodhen banorët. Kur ata dalin, banorët fillojnë të qeshin me të madhe dhe fillojnë t‘i kërkojnë Adit të bëjë një rrotullim që ata ta shohin mirë. Adi u thotë se po vjen direkt nga "Big Brother Kina". Në kopsht krijohet një situatë komike. Banorët nuk pushojnë së qeshuri dhe Adi shkon menjëherë të lahet.

Me shume per Banorėt e Big brother  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Ciljeta: Ēiljeta, nė polici: Po mė cenohet jeta private
Adrian Gaxha: Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Big Brother 6: Elena e “BB6” angazhohet ne aktivitetet e PD-se
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k