Janë mikesha të mira, që njihen prej vitesh. Janë të dyja vajza të bukura dhe të dyja me ambicie në botën e spektaklit, por duket se Ciljeta dhe Skandinada nuk kanë vetëm këto të përbashkëta. Ashtu siç mund të shikohet dhe nga fotoja që ju servirim, dy shoqet duket se kanë dhe të njëjtin fustan… lehtësisht mund të dallojmë që fustani ngjyrë të zezë me pjesën e të lidhurave përpara, duket paksa më ekstravagant në trupin e Ciljetës, por dhe tek Skandinada ka gjithashtu bukurinë e vet. Ende nuk kemi mësuar si qëndron e vërteta në lidhje me këtë çështje, nëse bëhet fjalë për dy fustane tepër të ngjashme, apo është vetëm një fustan që mikeshat e këmbejnë me njëra-tjetrën.
Bluetooth
Bluetooth