Po flitet shumë ditëve të fundit për diçka ndry she që do të sjellë edicioni i ri i “Kafazit të Artë”, dhe ne do të zbulojmë deri diku, pa prishur surprizën e madhe që do të rezervojë dita e hënë, në mbrëmjen e tretë të spektaklit. Ishbanori i suksesshëm i edicionit të kaluar, konkurenti i fortë që fitoi zemrën e mijëra fansave Alban Rexha, do të jetë sërish protagonist i reality show-t, por këtë herë jo si banor i shtëpisë apo garues. Të reja dhe shumë të papritura do të ofrojë imazhi i tij në këtë edicion dhe performanca e tij do të jetë si vijon…
Alban do të jesh sërish protagonist në “Kafazin e Artë” por këtë herë në një tjetër formë. Çfarë mund të na tregosh më shumë?
Do të jem në rolin e të ftuarit special ku një pjesë të mirë të kohës do të komunikoj me moderatorët, të ftuarit, pra me mbarë publikun. Do të kem mundësi të jap opinionet e mia për të gjithë kafazierët. U kam ngjitur atyre epitetet të cilat do t’i zbuloj në natën e spektaklit. U kam vënë të gjithëve nga një, pasi ju e dini, kam shumë qejf ta bëj një gjë të tillë. Nuk dua të zbuloj shumë pasi autorët ma kanë ndaluar një gjë të tillë por edhe vetë dua që të mbetet gjithçka surprizë. Gjithashtu do rrëfej edhe projektet e mia, që në fakt i kam të mëdha kohët e fundit.
Cilat janë këto projekte?
Më kryesori është albumi im i ri. Ka në përbërje të tij dhjetë këngë. Albumi do të mbajë titullin “Udhëtim” çka dua të them me këtë se është një udhëtim i gjithë jetës time. I kam kushtuar jetës time një këngë e cila mban këtë titull dhe kështu vendosa të quaj edhe albumin. Producenti im është Ervin Gonxhja. Po kështu ka dhënë ndihmën e tij në realizimin e këtij albumi edhe kompozitori Florian Mumajesi. Tekstet janë shkruar të gjitha nga Big Basta. Ai do të jetë dhe vetë bashkëpunëtor në këtë album pasi disa këngë janë realizuar në bashkëpunim me të. Nëse njerëzit kanë parë “Lizën në botën e çudirave”, do të thotë që nëse do të vinte dikush njëherë në studion ku unë kam punuar këngët e mia, pra në studion e Ervinit, do të ishte tamam si në botën e çudirave. Studio në të cilën janë realizuar këngë të këngëtarëve të mëdhenj. Është tamam bota e çudirave. (Qesh).
E ndjek “Kafazin”?
Po, e ndjek shumë dhe them se që tek “Kafazi 5” që kam qenë unë, dhe tek ky që është aktualisht, audienca do arrijë sërish maksimumin dhe këtë gjë ua garantoj të gjithë shikuesve. Do jetë një nga p r o g r a m e t më të ndjekura në Shqipëri. “Kafazin” e ndjek tek taverna që unë rri gjithmonë. Mblidhem aty me miqtë e mi dhe kalojmë shumë mirë. Hamë shpesh herë edhe darkën aty. Na pëlqen shumë se është a m b i e n t familjar. Gjejmë qetësinë e duhur. “Kafazi” ndiqet shumë aty dhe unë i ndjek me vëmendje banorët konkurentë.
Do doje të futeshe përsëri në “Kafaz”?
Do doja vetëm 24 orë, asnjë sekondë më tepër, doja vetëm të më plotësohej dëshira të futesha 24 orë atje brenda. Do të shihnit vërtet spektakël dhe vuajtje nga banorët. Po të rrija më shumë, e di që për mua nuk do të diskutohej çmimi apo fansat e tjerë. Më ka marrë malli të ndjej përsëri fansat afër dhe të kisha praninë e tyre. Është vërtet gjë shumë e bukur, të cilën unë e fitova njëherë. Ishte çmimi më i madh që mund të merrja.
Dhe duke iu referuar pikërisht fansave që arrite të bësh për vete. Dikush të ka rezervuar diçka shumë të bukur që do të realizohet për pak apo jo?
Po është vërtetë diçka shumë e bukur dhe emocionuese. Do të bëhet një promovim i një diskoje të madhe në Londër së shpejti. Dhe një shqiptar në respektin tim do t’i vendosë emrin tim këtij investimi. Një disko që do të frekuentohet shumë nga shqiptarët që jetojnë atje. Është parë shumë “Kafazi” në Angli në kohën që unë isha konkurent. Disko do të quhet “Ujku 999 - Alban Rexha”. Do të jem në Londër në fund të Janarit, pasi disko promovohet në Shkurt. Duhet të jem atje për të hedhur firmën time, pasi kopertina duhet me firmë origjinale.
Alban s’na mbetet gjë tjetër veçse të të urojmë suksese në projektet e tua!
Faleminderit, punë të mbarë edhe juve dhe…. dua t’i drejtohem publikut: Ndiqni me patjetër “Kafazin” duke nisur që nga kjo e hënë….ujku ekskluzivisht për ju!
Bluetooth
Alban Rexha sėrish nė Kafazin e Artė
Me te Vizituarat
Banorėt e Big brother: Puthje 'hot' nė Big Brother
Banorėt e Big brother: Klodi bie nė dashuri me njė nga djemtė e shtėpisė sė BB
Vipat Shqiptar: Miri dhe Rezi, intimitet nėn tavolinė
Adelina Ismajli: Adelina me klip tė ri, protestojnė artistėt serbė
Banorėt e Big brother: Jetmiri xheloz pėr Rezin
Genta Ismajli: Pas kėrcimit, e kam hak njė cigare
Vipat Shqiptar: Besa, Shqiptarja qė shkėlqen nė Suedi
Banorėt e Big brother: Vajzat kundėr Hakiut: Na fyeu mė 8 Mars
Zana Krasniqi: Zana nėpėr lisa
Vipat Shqiptar: Soni, mė mira nė - Dancing With the Stars
Britney Spears: Bekimi refuzon Britney-in
Angelina Jolie: Epshi lesbik i Jolie
Vipat e Huaj: Vyshket bukuria e Alba-s
Vipat e Huaj: Jolie kunder Fox
Jennifer Aniston: Kujton Pittin nė njė skenė
Vipat e Huaj: Kardashian dėshiron fėmijė
Vipat e Huaj: Kate, Femra e Vitit nga GQ
Vipat e Huaj: Hamilton- Scherzinger, lidhja ne pit stop
Vipat e Huaj: West prish show e MTV Music Awards






