Biseda me pullë të kuqe në Kafazin e Ndryshkur.
Ata janë gjithë kohës vetëm. Joni dhe Matilda, tash më të mësuar me njëri-tjetrin. Zgjohen, rrinë gjithë ditën bashkë dhe diskutojnë vazhdimisht. Të miqësuar dhe me asnjë kompleks për të ndarë historitë personale të tyre. E jo vetëm kaq. Ata kanë filluar ngacmimet mes tyre e të flasin kaq lirshëm, duke harruar se janë nën survejim. Bisedat e tyre me pullë të kuqe janë shpesh prezente, dhe ata nuk kanë më druajtje të thonë gjëra intime për njëri-tjetrin. Sidomos dy ditët e fundit bisedat kanë qenë aq të nxehta dhe ngacmimet kanë qenë çdo moment të pranishme, sa Matilda ndoshta sepse nuk dëshiron të tundohet, a ndoshta sepse ka “frikë” nga Joni nuk ka preferuar të flejë në dhomën e gjumit, duke zgjedhur kështu kuzhinën.
Niku në përpjekje për të qenë protagonist.
Do me çdo kusht të jetë në qendër të vëmendjes dhe të debateve. Këtë e ka vërtetuar në katër ditët e para të qëndrimit në Kafaz. Ai është përpjekur të jetë protagonist, edhe pse shpesh nuk gjen mënyrën e duhur për ta bërë këtë gjë. Tashmë e ka gjetur “prenë” e tij, të cilin e sulmon shpesh e më shpesh; Frensisin, më të votuarin e javës. Qoftë fakti, që Frensisi ishte më i votuari, që ai kishte të drejtën për të vendosur për menunë e javës, apo edhe sepse shtëpia për një javë do të drejtohej nga ai, e kanë bërë Nikun mjaft xheloz dhe këtë e shfaq çdo moment.
Geri “tradhton” Silvanën.
Që në ditën e parë, që hyri në Kafaz Geri duket se e pikasi vajzën me të cilën donte të bënte më shumë se shoqëri në Kafaz. Dhe kjo ishte Silvana. Ditët e para ai u tregua shumë i sjellshëm, i afruar dhe i përzemërt me të. Madje ja pohoi se kishte simpati. Por që në këtë moment ajo nisi të distancohej, duke i kthyer gjithnjë bisedat me Gerin me gricje. Kaq ka mjaftuar që Geri të ndjekë një strategji të re. Ai gjatë gjithë ditës së djeshme është shoqëruar me Albanën dhe është treguar thuajse indiferent ndaj Silvanës. Të jetë kjo një mënyrë për të bërë xheloze, Silvanën apo Geri është një mashkull i paqëndrueshëm? Këtë do ta mësojmë në ditët në vazhdim.
Blutooth
Ata janë gjithë kohës vetëm. Joni dhe Matilda, tash më të mësuar me njëri-tjetrin. Zgjohen, rrinë gjithë ditën bashkë dhe diskutojnë vazhdimisht. Të miqësuar dhe me asnjë kompleks për të ndarë historitë personale të tyre. E jo vetëm kaq. Ata kanë filluar ngacmimet mes tyre e të flasin kaq lirshëm, duke harruar se janë nën survejim. Bisedat e tyre me pullë të kuqe janë shpesh prezente, dhe ata nuk kanë më druajtje të thonë gjëra intime për njëri-tjetrin. Sidomos dy ditët e fundit bisedat kanë qenë aq të nxehta dhe ngacmimet kanë qenë çdo moment të pranishme, sa Matilda ndoshta sepse nuk dëshiron të tundohet, a ndoshta sepse ka “frikë” nga Joni nuk ka preferuar të flejë në dhomën e gjumit, duke zgjedhur kështu kuzhinën.Niku në përpjekje për të qenë protagonist.
Do me çdo kusht të jetë në qendër të vëmendjes dhe të debateve. Këtë e ka vërtetuar në katër ditët e para të qëndrimit në Kafaz. Ai është përpjekur të jetë protagonist, edhe pse shpesh nuk gjen mënyrën e duhur për ta bërë këtë gjë. Tashmë e ka gjetur “prenë” e tij, të cilin e sulmon shpesh e më shpesh; Frensisin, më të votuarin e javës. Qoftë fakti, që Frensisi ishte më i votuari, që ai kishte të drejtën për të vendosur për menunë e javës, apo edhe sepse shtëpia për një javë do të drejtohej nga ai, e kanë bërë Nikun mjaft xheloz dhe këtë e shfaq çdo moment.Geri “tradhton” Silvanën.
Që në ditën e parë, që hyri në Kafaz Geri duket se e pikasi vajzën me të cilën donte të bënte më shumë se shoqëri në Kafaz. Dhe kjo ishte Silvana. Ditët e para ai u tregua shumë i sjellshëm, i afruar dhe i përzemërt me të. Madje ja pohoi se kishte simpati. Por që në këtë moment ajo nisi të distancohej, duke i kthyer gjithnjë bisedat me Gerin me gricje. Kaq ka mjaftuar që Geri të ndjekë një strategji të re. Ai gjatë gjithë ditës së djeshme është shoqëruar me Albanën dhe është treguar thuajse indiferent ndaj Silvanës. Të jetë kjo një mënyrë për të bërë xheloze, Silvanën apo Geri është një mashkull i paqëndrueshëm? Këtë do ta mësojmë në ditët në vazhdim.Blutooth






