Ftesa që bën këtë herë këngëtarja Rozana Radi, është të shkojmë ta takojmë në Kinema Millenium. Arsyeja, premiera e filmit “Mira”, ku ajo interpreton rolin kryesor. “Mira” është një film modern, që trajton problemet e sotme sociale me të cilat shoqëria shqiptare përballet në jetën e përditshme dhe globale. Premiera e filmit “Mira” do të zhvillohet në Kinema Millenium, më datë 25 nëntor dhe vjen pas dy shfaqjeve private të filmit në New York. Tematika dhe historia e filmit sillen në jetë dhe bëhen të prekshme nëpërmjet një performance të shkëlqyer nga të gjithë aktorët, si Rozana Radi, Tinka Kurti, Neritan Liçaj, Kliti Roshi, Esmeralda Metka, etj. Muzika e filmit është realizuar nga Fatrin Krajka, ndërsa filmi është prodhuar nga kompanitë “Dyrrachium Productions” dhe “Maku Production”.
Bluetooth
Bluetooth






