nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Juliana Pasha: Pėrveē kėngės, pasioni im pėr njė emision kuzhine

  • Artikujt me te fundit:

  • Ku do tė pushojnė kėtė verė?
  • Fundjava e nxehte e pushimeve VIP
  • SHERRET MES KENGETAREVE
  • Nė ndjekje tė Saimirit tė FIKS-it
  • Divorcet mė tė famshme shqiptare
 

Çdo drekë, Juliana Pasha mund të lërë çdo gjë tjetër, ndërsa merr një laps e letër dhe pasi ulet para televizorit fillon të ndjekë “La prova del cuoco” në Raiuno. Dhe aq me pasion e ndjek këtë emision mbi artin e gatimit, sa i ka shkrepur në kokë të bëjë një emision vetë në televizion. ”Kuzhina është pasioni im, dhe eksperimentoj vazhdimisht, duke i provuar të gjitha llojet e gatimit”.

“E ndjek me dëshirë të madhe formatin e njohur në Raiuno, dhe përditë provoj të gatuaj nga kuzhina italiane, sidomos tani që jam kthyer në apartamentin ku jetoj, pas verës që kalova në Vlorë, ku këndova në një lokal”, thotë ajo. Dhe tani është në kërkim të qetësisë në shtëpinë e saj, ndërsa po mendon se gatimi është një nga kënaqësitë e jetës. “Kam shumë dëshirë që këtë pasion, ta kthej në realitet shumë të bukur me një emision të mirëfilltë televiziv”, tha Juliana, sepse një familje pa kuzhinën s’ka kuptim. Tani pas martesës me kitaristin Altin Llakaj, ajo po mendon vetëm për një familje harmonike, ndërsa presin me padurim fëmijën e tyre të parë.

ALTINI

Janë njohur në pub dhe janë martuar. Ndodh edhe kështu, pasi ajo që i lidhi më shumë ishte muzika. Altini një kitarist. Dhe direkt kanë krijuar grupin e tyre për të kënduar në lokalet e natës. “Më pëlqente shumë mënyra se si ai binte kitarës dhe e them me bindje, që Altini është kitaristi më i veçantë. Që nga ajo kohë që jemi njohur asnjëherë nuk kam kënduar larg tij. Dhe natyrisht që për është një mbështetje e veçatë për punën time. Një këshillë e mirë e tij, ka shumë vlerë për mua kështu, që jam ndier me shumë fat.

HERA E PARË NË KLIP

Është në kërkim të qetësisë, e lodhur pas kaq vitesh me koncertet dhe të kënduarit në lokale. Tani po përgatitet për videoklipin e saj të parë. Ndoshta ju duket çudi po ajo ende nuk e ka një videoklip të sajin dhe jo pa qëllim e ka lënë për më vonë. Tani është duke menduar për disa gjëra njëkohësisht. Albumin dhe një klip që do të jetë shumë i veçantë. Po pse e ka vonuar albumin, sepse është problemi i shitjes, i gjetjes së tregut. “Përgjithësisht këtu mungojnë albumet e mira ndaj nuk marr guximin të nxjerr album”. Dihet që ajo të kënduarin “live” nuk e ka problem dhe ndaj për këtë Shpëtim Saraçi, i zgjodhi së bashku me miken e saj Eneda Tarifa, të këndonin në spektaklin “Dua më shumë Shqipërinë”, ndërkohë që po konkurron në “Kënga Magjike” dhe Festivalin e Këngës në RTSH

LOOK I RI DHE DIETA

Nuk mund ta quajë eksperimentim ekstrem, por pohon se ndihet mirë, me flokët me fije për momentin, dhe të prera rreth kokës. Madje pohon se ndihet vetvetja. Por për të ardhur deri këtu, e para ka ndryshuar kaçurrelin e flokëve ngjyrë gështenjë, pastaj ka provuar disa ngjyra, nga e zezë e deri tek ngjyrat e buta. Tani ndihet mirë dhe në formë, pasi ka mbajtur një dietë dymujore dhe ka rënë mirë në peshë.


PanoramaPlus

Me shume per Vipat Shqiptar  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilėt joshin me foto seksi
Vipat Shqiptar: Martesat mė tė pėrfolura tė vitit 2008
Ingrid Gjoni: Feston 26-vjetorin mbrėmjen e Krishtlindjeve
Aferdita Dreshaj: Nuk duron dot Rovenėn
Vipat Shqiptar: Flori Mumajesi pas ndarjes me Sonin brune, tani nė shoqėrinė e njė biondeje
Big Brother Albania: Big Brother 2, vazhdon audicioni i pėrzgjedhjes
Eliza Dushku: Topless ne The alphabet killer
Genta Ismajli: Mungon Miloti, hallakatet Genta
Rudina Suti: E dua shume Shqiperine dhe gjithmone e mendoj.
Vipat Shqiptar: Festivali i 47-tė, pjesėmarrėsit zbulojnė skandalet
Jennifer Aniston: Pozon nudo per kopertinen e GQ
Vipat e Huaj: Fotot perfekte te Alba, jo dhe aq perfekte
Hollywood: Premiere e filmit te ri te Brad Pitt
Kristiano Ronaldo: I dashuruar me nje modele ukrainase
Amy Winehouse: Topless nė Karaibe
Vipat e Huaj: Viti 2008, 10 VIP-at qė pėrfunduan nė pranga
Kristiano Ronaldo: Perplaset dhe shkaterron Ferrarin
Brad Pitt: Lidhja me Jolie, kur isha ende i martuar
Vipat e Huaj: Sharapova: E dua burrin Milioner!
Vipat e Huaj: Paris Hilton blen Bentley roze per Krishtlindje
1 Vipat Shqiptar
2 Ciljeta
3 Banorėt e Big brother
4 Zajmina
5 Ermal Fejzullahu
6 Ingrid Gjoni
7 Genta Ismajli
8 Elvana Gjata
9 Bleona Qerreti
10 Adelina Ismajli
11 Nora Istrefi
12 Ledina Celo
13 Altuna Sejdiu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k