nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Mbledh mijėra shqiptarė nė Budva

  • Artikujt me te fundit:

  • E zbehet dhe e dobet
  • Dėshiron tė shkojė nė hėnė
  • Poza nudo para se tė bėhej e famshme
  • Tenton tė ndalojė publikimin e letrave
  • Dhe Guy Ritchie do tė ndahen
 

Ora la pas 10:20 minuta, kur “karvani i argëtimit” braktisi sheshin “Nënë Tereza”. Rrugëtimi i 27 autobusëve përgjatë bulevardit, mëngjesin e së enjtes, ndihej mirë te sytë e njerëzve. Pankartat e mëdha, ngjitur autobusëve tregonin qartë vendmbërritjen. “Po shkojmë te Madona!”. Çdokush do të donte të bëhej pjesë e atyre autobusëve në udhëtimin, Tiranë-Budva. Rreth një mijë vetë, abonentë të “Riniring”, merrnin pjesë në këtë tur aventuresk, të organizuar nga kompania më e re celulare në vend, “Eagle Mobile”.

 Udhëtimi dukej i gjatë drejt Budvës, vendit ku kësaj here, ylli i muzikës pop kishte zgjedhur për të promovuar hitet e albumit të saj më të ri, “Hard candy”, por orët e gjata ia vlejtën. Donin dhe dhjetë minuta të shkonte 18:00, kur në stacionin e parë, para hyrjes për në “Jazz Beach”, nga larg dalloje njerëzit e mbledhur tufë, që prisnin të hapeshin portat. Jo vetëm shiu, që sapo nisi, por as makinat e tonazhit të rëndë, që hynin e dilnin, drejt vendit ku do të zhvillohej koncerti, e kishin vështirë të “trembnin” turmën e madhe.

Fansave të mbledhur nga Mal i ZI, Kroacia, Serbia e Kosova iu shtuan edhe mijëra shqiptarë, të cilët vështirë t’i kesh parë në mitingje a protesta. Shumica të rinj, të cilët njohin hitet e fundit të legjendares së popit, të organizuar me shoqëri, mes të cilëve edhe Zajmina, që e veshur sportiv, nuk i ndahej turmës, e cila vraponte për të gjetur hyrjen, po ashtu dhe Eneida Tarifa apo Pirro Çako.

E të tjerë që thërrisnin me të madhe, sapo në qiell veç shiut, dallohej dhe ndonjë helikopter që zhurmonte. Nga organizatorët e koncertit të Madonës, mësohet se janë shitur rreth 65 mijë bileta, mjaftueshëm për të mbushur çdo kënd të sheshit të plazhit. Por nëse ndonjëherë do të ishte tentuar nga shqiptarët të sillnin Madonën për koncert në Shqipëri, vetëm për prozhektorët e skenës, duhet të mendohen mirë.

Spektakli nisi pas orës tetë, në një skenografi të realizuar mjaft mirë. Dy “M” të mëdha, ngjyrë violë nga 50 metra të larta dhe në mes skena, ku do të performonte Madona, që ishte 90 metra e gjerë. Videoprojektorë në çdo cep. Koncerti u çel nga këngëtarja suedeze Robyn, e cila performoi në skenë disa nga hitet e saj më të mira.


PanoramaPlus

E pas më shumë se dyzet minutash Madona mbërriti në vend me një helikopter nga hoteli “Beèiæi”, ku qëndronte bashkë me familjen. Ajo filloi shfaqjen me dy këngë nga albumi i saj i ri, duke vazhduar me këngët të tjera të njohura ndër vite, performanca e të cilave dukej se ishte menduar në çdo detaj. Përgjatë një orë e gjysmë, ku Madona këndoi live hitet e saj më të fundit, “4 minitues”, “Give it to me”, ishte e shoqëruar nga 20 balerinë dhe 12 anëtarë të tjerë të bandës së saj.

 Veç show-t dhe spektaklit që ajo di të bëjë shumë mirë në skenë, tani nuk duken të çuditshme puthjet e saj me femra, sikurse për herë të parë më Britney Spears. Ndodhi dhe në këtë koncert, me një nga balerinat e saj. Ndërkohë, veshjet që ndërroi pothuaj në çdo këngë Madona, ishin nëntë kostume të modeluara nga disenjatorët e njohur të botës me emrin e saj.

Ndërkohë fansat, pjesa më e madhe nga Shqipëria, të cilët ishin me mijëra në këtë koncert, nuk ngurruan të blinin biletat nga 200 euro për skenën VIP, ndërsa të tjerët, nga 39,6 e deri në 85 euro, për të shijuar live koncertin e Madonës deri rreth orës 24:00. “Game over”.

Me shume per Madonna  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Top Modele: Zhvishet Anxhela Martini, pozon nudo ne 27-vjetorin e lindjes
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani, e dashura e re e Shkėlzen Berishės
Vipat Shqiptar: Nora dhe Elvana, pa tė brendshme nė Videofest?
Banorėt e Big brother: Anaidi deklaron ndarjen: Ime me nuk e pelqen Joanen
Big Brother 6: Anaidi nė Fan Club: Jam single. Ndahet nga Joana
Vipat Shqiptar: Armina Mevlani: Burri qė unė dua
James Belushi: 10 shqiptaret me te famshem ne bote
Banorėt e Big brother: Elones i thyhet zemra nga Rike; krijohet hendeku mes dy vajzave te perfolura te 'BB'
Banorėt e Big brother: Shpėrthen Shpendi pas daljes nga “BB”, i fut duart Jonildės
Banorėt e Big brother: Jonilda puthet me Viganin
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Nicki Minaj, skena te 'nxehta' me Lil Wayne
Angelina Jolie: Rrefimi i Angelina Jolie: Kam hequr te dy gjinjte per shkak te kancerit
Vipat e Huaj: Sulmohen llogarite bankare te Lady Gaga dhe Angelina Jolie
Vipat e Huaj: Rita Ora bashkepunim me Ne-Jo?
Vipat e Huaj: Rita Ora bėn publike lidhjen me DJ, Calvin Harris!
Vipat e Huaj: Kur Rita Orėn nuk e njihte askush
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k