nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

Nė shoqėrinė e Afrimit, modelit tropojan

  • Artikujt me te fundit:

  • Do tė mė shihni ndryshe
  • Pėrsėri pa tė dashur
  • Njė orė nė Prokurori
  • Atė qė dua e kam pranė vetes
  • Sėrish nė krahėt e Eneas
 

Nëse deri dje keni menduar se Tropoja është vendlindja e burrave të fortë, ndonjëri edhe politikan karriere, Afrim Aliaj është një rast i cili vërteton se nga ky vend e kanë origjinën edhe djemtë sharmantë, të cilët teksa i sheh nëpër faqet e revistave të modës, të lënë pa frymë. Afrimi ishte një djalë më se i zakonshëm para se të merrte rrugën e emigracionit, ndërsa sot rikthehet në vendlindje si një personazh i famshëm, falë karrierës që bëri në perëndim. Paparaci ynë e ka fiksuar fundjavën e kaluar në shoqërinë e këngëtares shumë të njohur Ingrid Gjoni, në një nga komplekset më trendy të momentit, në Mai Tai.

E teksa i sheh së bashku, mendon se kur iku në Itali, Afrimi ishte në kërkim të një ëndrre të cilën arriti ta realizojë falë një pamjeje shumë mashkullore dhe një gjatësie që i kalon 190 cm. Prandaj falë kësaj fame dhe këtij suksesi, ai sot mund të ketë në krah edhe vajza si Ingridi, që pëlqehen nga i gjithë publiku shqiptar. Nuk dimë se çfarë lidhje mund të ketë mes modelit dhe këngëtares, por në fakt po të bëjmë një analizë të ngjarjeve më të fundit në jetën e secilit, një konkluzion të përafërt mund ta nxjerrim. Ingrid Gjoni ka gati një vit që nuk duket në publik në shoqërinë e një mashkulli, që kur u përfol ndarja e saj nga Enea, një lidhje që zgjati gati dy vjet. Nuk e dimë nëse vajza e njohur e ekranit ka patur ndonjë lidhje tjetër ndërkohë, por nëse po, ajo ka arritur me shumë kujdes ta mbajë atë larg syve kureshtarë të njerëzve dhe mbi të gjitha larg aparatit të paparacit.

 Ndërkohë Ingridi ka patur një jetë artistike shumë të ngjeshur me këngë dhe klipe të reja, por edhe me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Shumë i suksesshëm ka qenë klipi i saj me Çiljetën, ku Ingridi bëhet për herë të parë brune dhe natyrisht ndryshimi pëlqehet nga fansat e saj. Ndërsa të shtunën e kaluar, kur u fotografua nga paparaci me Afrimin, ajo kishte ndryshuar përsëri look, një model shumë vajzëror dhe modern, i cili i shkonte shumë dhe mbi të gjitha ideja për të veshur një bluzë transparente të zezë pa sutjena poshtë, e bënte të dukej edhe më shumë seksi. Sa herë e kemi pyetur në intervista, këngëtarja pohonte se nuk kishte të dashur dhe ndoshta kjo shoqëri me Afrimin mund të jetë diçka më shumë se thjesht miq. Natyrisht ne nuk e morëm mundimin që ta pyesim, pasi në këto raste dihet që personazhet publikë nuk të tregojnë kurrë asgjë dhe, në fakt, sa herë ne arrijmë të zbulojmë të reja nga jeta e tyre private, gjithçka e arrijmë pa ndihmën e tyre, edhe pse ata përpiqen të mohojnë gjithçka.



Ndërsa Afrimi ose Alessio, emri me të cilin është pagëzuar në Itali, ka bërë një jetë shumë aktive jo vetëm si model, por edhe përsa i përket lidhjeve me femrat. Sot në moshën 31- vjeçare ai ka pohuar në intervista se ka patur shumë eksperienca me femra, ndërkohë që pak muaj më parë i ka dhënë fund një lidhjeje katër vjeçare me një modele australiane të quajtur Jaime Wright. Gjithashtu Alessio tregon se i pëlqen shumë femrat shqiptare si dhe do të donte një lidhje me një vajzë shqiptare. Ndërkohë sa herë vjen në Shqipëri për pushimet e verës, ai krijon lidhje, por shumë të shkurtra dhe pa ndonjë rëndësi të madhe për të. Alessio ka qenë protagonist në një klip të Çiljetës, ku luante rolin e një cigani dhe kërcente së bashku me Çiljetën.



Modeli me origjinë nga Tropoja është në kulmin e karrierës së tij dhe nëse meshkujt modelë i kemi parë në përgjithësi shumë të ëmbël dhe gati femërorë, Alessio pëlqehet pikërisht për të kundërtën, pra për tiparet e tij tejet mashkullore. Madje, kohët e fundit ai ka tërhequr vëmendjen e kompanisë së njohur “Hugo Boss” dhe, së shpejti do të nënshkruajë një kontratë për të qenë imazh zyrtar i kësaj kompanie. Këto janë të rejat në jetën artistike dhe private të Ingridit dhe Alessios. Se çfarë kanë qenë, ç’janë dhe ç’do të jenë ata të dy për njëritjetrin, mund ta mësojmë në javët në vazhdim, mbase edhe nga vetë ata.


PanoramaPlus

Me shume per Ingrid Gjoni  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Banorėt e Big brother: Te gjithe meshkujt e Rikes se 'Big Brother'. Flet miku i saj, Klodi Cela: Si e njoh Riken; mund te quhet Monica Bellucci shqiptare
Banorėt e Big brother: Marselino bėhet pjesė e jetės VIP nė Tiranė
Vipat Shqiptar: Adelina Tahiri, sic nuk e keni parė kurrė
Vipat Shqiptar: Ami dhe Ermali do tė bėhen prindėr tė njė djali
Vipat Shqiptar: Nora Istrefi dhe Tuna superseksi nė plazh!
Big Brother 6: Rikja e BB rrėfen historinė e saj tė dashurisė: S’jam e sigurt nėse do mė presė
Vipat Shqiptar: Zajmina dhe Ingridi pėrplasen nė ide
Top Modele: Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin…
Big Brother 6: BB6 ‘Fun Club’, Elena: Me Viganin s’kam pasur marrėdhėnie seksuale
Vipat Shqiptar: Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar
Vipat e Huaj: Chris Brown me flamurin kuqezi nė duar...
Angelina Jolie: Dalin nė shesh tė 'palarat' e Angelina Jolie!
Vipat e Huaj: Rita Ora tregon fundshpinėn, por merr kritika
Vipat e Huaj: Nicole Scherzinger shokon: 'Duhet te isha treguar me shume lavire'
Vipat e Huaj: Tom Hanks kurrė nuk ka thėnė se Kosova ėshtė Serbi
Beyonce : 1.400 shqiptare ne koncertin e Beyonce ne Zagreb
Hollywood: Gazetari 'gjuan' Mila Kunis gjatė intervistės (VIDEO)
Vipat e Huaj: Rita nė romancė me mikun e David Beckham?
Beyonce : Beyonce ndez Beogradin
Vipat e Huaj: Kim: Nėse do tė isha mashkull, do doja tė bėja seks me… Kim Kardashian
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Nora Istrefi
7 Genta Ismajli
8 Altuna Sejdiu
9 Bleona Qereti
10 Adelina Ismajli
11 Soni Malaj
12 Ingrid Gjoni
13 Ermal Fejzullahu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Real Estate in Albania Prona ne Shqiperi Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k