Elvana gjatë pritet të jetë një ndër emrat pjesëmarrës që do të konkurrojë për edicionin e ardhshëm të “Kënga Magjike”. Flitet se ajo ka bashkëpunuar sërish me Flori Mumajesin për një këngë të re, me të cilën edhe sivjet synon sërish një çmim, por deri atëherë i duhet që të kualifikohet, deri në fazën e këngëve përzgjedhëse. Këngëtarja ka mbaruar regjistrimin e këngës dhe e ka dorëzuar atë në fazën seleksionuese, me shpresën për të fituar. Ndërkaq ajo ka lançuar edhe versionin remiks të këngës “Vetes” për t’iu përshtatur të pasionuarve të muzikës së diskove.
Panorama
Panorama






