nix
RSS
SPORT VIDEO

Artiste Shqiptare

Artiste Shqiptare
Big Brother 3

Artiste te huaj

Artiste te huaj
Kërko

NORA ISTREFI: Jeta intime me Robertin

  • Artikujt me te fundit:

  • Zbulohet Nita, motra seksi e Nora Istrefit
  • Martesa pret, kemi plane tė tjera
  • Eshte shume gjumashe!
  • Surprizon me lookun e ri
  • Zhduket’ Nora
 

Pas një heshtje të gjatë dhe një thashethemnaje rreth jetës së saj private, Nora Istrefi thyen përfundimisht akullin, për të rrëfyer ekskluzivisht për “Panorama Gossip”, historinë e saj të dashurisë me Robert Berishën, djaloshin me të cilin ka qenë prej 2 vitesh e dashuruar. Nora rrëfen të gjitha detajet e fejesës, arsyeja përse e mbajti të fshehtë lidhjen e saj, ditët e lumtura që po përjeton me Robertin, arsyet përse nuk mori pjesë në Video Fest, marrëdhëniet me familjet, projektet e saj muzikore dhe arsyet përse ka hequr dorë nga festivalet në Tiranë dhe Prishtinë.

 

Së fundmi, në media janë publikuar disa informacione në lidhje me fejesën tuaj të organizuar në një nga restorantet me luksoze të Prishtinës. Sa e vërtetë është?


Ai lajm tashmë mund të quhet i vjetër, por mbetet i vërtetë si informacion. Ceremonia e fejesës sime me Robertin ishte më 22 maj, do thosha se është organizuar në një restorant modest në Prishtinë. Ishte një ceremoni private me familjarët dhe disa miq tonë, pa prezencën e mediave.

 

Ka pasur edhe thashetheme të tjera më përpara në lidhje me historinë e dashurisë me Robertin, mund të na thoni si jeni njohur?


Gjëja që nuk iu kam kushtuar asnjëherë kohë dhe vëmendje janë thashethemet. E vërteta është se me Robertin kemi qenë në lidhje dashurie prej dy vitesh dhe se ishte djaloshi i parë në jetën time. Lidhja jonë ka funksionuar për mrekulli gjatë gjithë kohës për t`u kurorëzuar me fejesë.

 

U përfol se edhe mungesa juaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Video Fest 2008 kishte si arsye ceremoninë e fejesës, a mund ta thoni përse munguat realisht në këtë eveniment?


Është fakt që kam qenë tejet e zënë ato ditë, të cilat koinçiduan edhe me Video Fest 2008, por nuk ka qenë vetëm koha e mangët arsye e vetme e mospjesëmarrjes sime aty. Me keqardhje e them se përzgjedhja e deri te juria e Video Fest ishte skandaloze këtë vit. Nuk ia vlen as të komentohet më tepër.

 

Një foto e juaja me Robertin është publikuar në internet dhe është shkëputur nga një koncert që ju keni pasur në Amerikë, pikërisht në Jeton’s Party, a ju shoqëron zakonisht në koncerte?


Deri më tani jo, sepse Roberti ka angazhimet e tij të shumta me këngëtarin e mirënjohur Sinan Vllasaliu. Zakonisht në koncerte më shoqëron mami im apo daja. Roberti më ka shoqëruar në Amerikë për mungesë kohe të mamasë.

 

Po motra juaj Nita vazhdon të të shoqërojë në evenimente të ndryshme muzikore, si më parë apo jo?


Nganjëherë edhe Nita, kuptohet kur është paksa më e lirë nga obligimet që ka ndaj shkollës. Edhe këtë e kam një mbështetëse të frytshme në punën time.

 

U bë kohë që mungoni në festivale të ndryshme, qoftë në Tiranë dhe në Prishtinë, cila ka qenë arsyeja?


Thjeshtë për mungesë kohe.

 

A keni planifikuar që të keni ndonjë koncert së afërmi në Tiranë?

Patjetër, shpresoj gjatë kësaj vere.

 

Sa kohë kalon zakonisht në krevat?


Më së paku gjashtë orë, e kur jam e lirë ndodh të mos i numëroj fare orët e gjumit (qesh).

 

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?


Kohën e paragjumit kryesisht ia kushtoj leximit, ndonjëherë shikoj edhe TV. Të ngrënit në shtrat më bezdis.

 

A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike?


Asnjëherë, asnjëherë. Jam shumë alergjike ndaj këtyre gjërave irrituese.

 

 

A është e vërtetë që para pak kohësh, keni pasur probleme me policinë në lidhje me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor?


Më ka rastisur të bëj kundërvajtje në trafik dhe kam paguar gjobën e paraparë me ligj, ndërsa probleme me policinë e trafikut nuk kam pas ndonjëherë. Nuk jam natyrë arrogante.

Me shume per Nora Istrefi  

Me te Vizituarat

  • Vipat Shqiptare
  • Vipat e Huaj
  • Profilet

Vipat Shqiptar: Miri dhe Rezi, intimitet nėn tavolinė
Genta Ismajli: Pas kėrcimit, e kam hak njė cigare
Banorėt e Big brother: Fansat e “Big Brother” kėrcėnojnė: 'Nėse nuk del Olta ne nuk besojmė mė te votimet'
Banorėt e Big brother: Vajzat kundėr Hakiut: Na fyeu mė 8 Mars
Banorėt e Big brother: Protesta e dytė kundėr homoseksualėve nė Lezhė: 'Big Brother' duhet tė largojė Klodin
Zana Krasniqi: Zana nėpėr lisa
Banorėt e Big brother: Ju rrėfej pse Seldi e refuzoi tė atin
Vipat Shqiptar: Soni, mė mira nė - Dancing With the Stars
Banorėt e Big brother: Pamela: Nė 'Big Brother' nuk ka dashuri tė vėrtetė
Ingrid Gjoni: Mė ndanė nga i dashuri, do shkoj nė gjykatė
Britney Spears: Bekimi refuzon Britney-in
Angelina Jolie: Epshi lesbik i Jolie
Vipat e Huaj: Vyshket bukuria e Alba-s
Vipat e Huaj: Jolie kunder Fox
Madonna: Te rimartohem? Me mire te me shtype treni
Jennifer Aniston: Kujton Pittin nė njė skenė
Vipat e Huaj: Kardashian dėshiron fėmijė
Vipat e Huaj: Kate, “Femra e Vitit” nga GQ
Vipat e Huaj: Hamilton- Scherzinger, lidhja ne pit stop
Vipat e Huaj: West ‘prish’ show e MTV Music Awards
1 Vipat Shqiptar
2 Banorėt e Big brother
3 Zajmina
4 Ciljeta
5 Elvana Gjata
6 Genta Ismajli
7 Nora Istrefi
8 Ermal Fejzullahu
9 Ingrid Gjoni
10 Bleona Qereti
11 Adelina Ismajli
12 Soni Malaj
13 Altuna Sejdiu

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

REKLAMA

Kontakt


Ā© ShqiperiaCom Shpk
  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k