Ka pak orë nga publikimi i këngës së re nga Luana Vjollca në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe ashtu si shumë këngë të tjera të publikuara së fundmi, kritikat dhe komentet negative nuk munguan as kësaj radhe.
Reperi nga Prishtina duket se ka zhgënjyer një masë të madhe të njerëzve, jo për repin e tij – që “dorën në zemër” e shfaq nivelin e lartë të tij – por për faktin pse bëri duet me një këngëtare që nuk është ende e pjekur në këtë profesion.
Prezantuesja Luana Vjollca dhe vokali i saj arritën që të tërheqin vëmendje, por për aspekt negativ. Shumë komentues dhe fansa të muzikës kanë shprehur habinë se si Getoar Selimi pranoi të bashkëpunonte me Luanën, kur dihet se ai është një krijues natyral i hiteve dhe se tashmë një duet i tillë vetëm sa do ia humbte kredibilitetin.
Natyrisht se këtu ka ndikuar ajo që është e dashura aktuale e Getoar Selimit, Marina Vjollca, që sigurisht ka dashur t’i bëjë shtytje motrës.